[+] Show answers
Pse nuk e besojnë të ftuarit Udhëtarin e Kohës?Udhëtari i Kohës shpesh luan truke me ta.Të ftuarit janë njerëz tepër skeptikë.Të udhëtuarit në kohë është një koncept vështirë i besueshëm.Udhëtari i Kohës nuk është bindës mjaftueshëm.
Çfarë tregon mungesa e emrave të përveçëm te personazhet?Të gjitha opsionet janë të sakta.Personazhet mund të jenë çdonjëri prej nesh.Secili prej personazheve përfaqëson një grup të caktuar njerëzish, varësisht nga profesioni i tyre.Autori shpreh në mënyrë satirike rëndësinë e titujve në shoqërinë angleze dhe mospërfilljen e saj ndaj individëve jashtë profesionit të tyre.
Cila është veçoria kryesore që e dallon Udhëtarin e Kohës nga të tjerët? Është i etur për një jetë përtej asaj të zakonshmes.Është ëndërrimtar i thekur.Shquhet në profesionin e tij prej shkencëtari.Krijimi i Makinës së Kohës.
Cilat janë elementet fantastiko-shkencore të pranishme te Makina e Kohës?Të gjitha opsionet janë të sakta. Udhëtimi në kohë dhe vetë Makina e Kohës.Krijesat Eloit dhe Morlokët.Vizita në të ardhmen.
Çfarë tregon detaji i të folurit të Redaktorit në tituj gazetash?Redaktori identifikohet vetëm me punën e tij, i zhveshur nga pjesa e tij njerëzore.Redaktori po përpiqet të bëhet më interesant me këtë lloj të folure.Nuk tregon ndonjë gjë të caktuar, është thjesht një mënyrë të foluri.Redaktori po përgatitet për një rubrikë të re gazete.
Lexoni me vëmendje fjalinë që thotë rrëfimtari para se të fillojë të na rrëfejë ngjarjen: Teksa po e shkruaj, e ndjej me mprehtësi jo të vogël pamjaftueshmërinë e lapsit dhe bojës—dhe mbi të gjitha, pamjaftueshmërinë time— që ta shpreh natyrën e ngjarjes. Çfarë na tregon kjo për natyrën e rrëfimtarisë në veçanti dhe artit në përgjithësi?Përderisa arti imiton ngjarjet nga jeta, është vështirë të përfshijë secilin element të gjallë, disa do të mbesin jashtë tekstit.Arti është i pamjaftueshëm të përshkruaj ngjarjet e jetës.Ky rrëfimtar nuk është i zoti në punën e tij.Natyra e ngjarjes është shumë e ndërlikuar për t’u treguar.
Pse Udhëtari i Kohës fillimisht zhgënjehet nga Eloit?Pritshmëritë e Udhëtarit të Kohës janë arsyeja kryesore e zhgënjimit të tij. Eloit nuk dinë ta flasin gjuhën e tij e as nuk janë të interesuar për këtë gjë. Udhëtari i Kohës nuk duron dot të qeshurat e tyre. Eloit janë tepër të dobët dhe të vegjël.
A janë vërtetë përbindësha Morlokët?Morlokët nuk janë thjesht krijesa të liga, ata kanë përfunduar kështu si pasojë e rrethanave të liga.Morlokët janë personazhet negative të librit.Morlokët janë përbindësha të egër e të shëmtuar.Bota e ardhme do të ishte ideale pa praninë e Morlokëve.
Cili është simboli kryesor i mirësisë dhe miqësisë në botën e të ardhmes?LuletFrutet e llojllojshmeKrijesat Eloi Nuk ka asnjë simbol të tillë në botën e të ardhmes.
Si çfarë paralajmërimi shërben libri Makina e Kohës?Nëse nuk jemi më të kujdesshëm me pjesën tonë njerëzore ka rrezik që kjo pjesë shuhet dhe si rezultat krijohen njerëzime të ardhme të liga e torollake. Udhëtimi në të ardhmen është i rrezikshëm dhe duhet evituar.Njerëzit mund të udhëtojnë në vende të ndryshme, por do e pësojnë nëse udhëtojnë në kohë. Ambiciet e mëdha nuk kanë funde të mira.