audiobooks

Profeti

mendi926Quotes: 10
Albanian
A do të jetë dita e ndarjes ditë e bashkimit? Dhe a mund të thuhet se mbrëmja ime në të vërtetë ishte agimi im?
Dhe vetëm e pa strofullin e saj shqiponja duhet të fluturojë përtej diellit.
Dhe me kohë dihet që dashuria nuk e njeh thellësinë e vet deri te ora e ndarjes.
Sa më thellë që trishtimi gdhendet në qenien tuaj, aq më shumë lumturi mund të përmbani.
Dhe çfarë tjetër, veçse të hiqni dorë nga copëza të vetë shpirtit tuaj që të jeni të lirë?
Në të vërtetë, të gjitha gjërat lëvizin brenda qenies tuaj në gjysmë përqafimi të vazhdueshëm, e dëshiruara dhe e tmerrshmja, e neveritshmja dhe e dashura, e ndjekura dhe ajo nga e cila dëshironi të shpëtoni.
Askush nuk mund t'ju zbulojë asgjë, përveç asaj që tashmë shtrihet, gjysmë në gjumë, në agimin e njohurisë tuaj.
Dhe trupi juaj është harpa e shpirtit tuaj, Dhe ju takon juve të krijoni nga ai muzikë të ëmbël, apo tinguj të hutuar.
Besojuni ëndrrave, sepse në to është e fshehur porta për te e përjetshmja.
Nëse në muzgun e kujtesës do të takohemi edhe njëherë tjetër, do të flasim përsëri bashkë dhe ju do më këndoni një këngë më të thellë. Dhe nëse duart tona do të takohen në një tjetër ëndërr, ne do të ndërtojmë një tjetër kështjellë në qiell.