audiobooks

Magjistari i Ozit

mendi926Words: 10
Albanian
CiklonErë e fuqishme dhe e shpejtë, që formohet nga lëvizja e ajrit si shtjellë rreth një qendre me shtypje me të ulët dhe që shoqërohet me kohë të keqe e me reshje të shumta; dredhë, shakullinë. Ciklon i fortë. Kalon (ngrihet) një ciklon. Fryn cikloni.
QilarE ndarë në pjesën e poshtme të shtëpisë, tërësisht a pjesërisht nën tokë, ku mbahen në të ftohtë për të mos u prishur ushqimet, bulmeti, vera etj.; kthinë në shtëpi, ku ruhen ushqimet. Qilari i bulmetit (i verës). Shtëpi me qilar. Zbriti në qilar.
HambarArkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; në formë kasolleje e thurur me thupra a me dërrasa, drithnik. Hambar i madh. Hambar i grurit (i misrit). Hambari i miellit.
SmeraldGur i çmuar me ngjyrë të gjelbër, e të tejdukshme. Gur smeraldi. Ngjyrë smeraldi. Unazë me smerald.
DordolecFigurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj. dhe që vihet nëpër kopshte e ara për të trembur shpendët dëmtues;
KolltukNdenjëse e gjerë dhe e butë, zakonisht e veshur me stof, me lëkurë etj., me shpinë e me mbështetëse për krahët.
GardhThurimë e bërë me purteka, me thupra a me driza rreth e përqark një kopshti, një are, një oborri etj. Gardh mbrojtës. Gardh i lartë (i ulët)..
KashtëBimë njëvjeçare, me kërcell të hollë, që përdoret për të mbuluar kasollet, për të thurur rrogoza etj. Kasolle kashte. Karrige kashtë. E mbuloi me kashtë.
DruvarAi që pret e çan dru për zjarr, apo për të ndërtuar.
KallajMetal i butë, me ngjyrë të bardhë në të argjendtë, që shkrin lehtë dhe që përdoret zakonisht për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj. Oksid kallaji. Lidhje kallaji. Fletë kallaji. Minierë kallaji. Ngjit (lyej) me kallaj.