audiobooks

Makina e Kohës

mendi926Words: 10
Albanian
regëtimëFjala regëtimë, ani pse në dukje të parë ndoshta na kujton diçka të fuqishme, kuptimin e ka të kundërt me këtë. Regëtima është diçka e lehtë, qoftë zë, qoftë dritë. Më saktësisht, fluturimi i dritës a zërit, që mezi dallohet, mund të quhet regëtimë. Një lëvizje e vakët e diçkaje, dritës, zërit apo edhe ndonjë objekti tjetër.
Definitions:
Rrahje e dobët që mezi dëgjohet."Njëri prej qirinjve në shandan u shua dhe makina e vogël papritur u rrotullua, u bë e padallueshme, u pa si një fantazmë ndoshta për një sekondë, si një vorbull bronzi dhe fildishi me regëtimë të dobët; dhe iku⁠—u zhduk! "
"Po qëndronim aq afër, sa më dukej që po i dëgjohej edhe regëtima e syve."
Dritë e zbehtë që mezi shihet."Në këtë mbrëmje pranvere, regëtima e yjeve më zhyti në ëndërrime."
lodërtarFjala lodërtar fillimisht ka kuptimin e dikujt që i bie daulles. Në këtë ritëm, lodërtari është dikush që të argëton, të sjellë gëzim. Njerëzit e hareshëm mund të përshkruhen si lodërtarë. Po ashtu, njerëzit a gjërat që nuk i zë vendi vend, bëjnë lëvizje e kërcime të vazhdueshme, janë lodërtarë.
Definitions:
Njeriu që i bie daulles."Breshëri lodërtar e valltar varej në një re mbi makinë dhe ecte përgjatë tokës si tym. "
"Lodërtari nuk kishte mik tjetër në këtë botë përveç daulles."
Që ka dëshirë të luaj."Vajza lodërtare, si një flutur e bukur, vrapoi në fushën me lule."
Që përshkruan diçka të gëzueshme."Një buzëqeshje lodërtare më tradhtoi dhe ata e kuptuan që nuk e kisha me të vërtetë. "
kolosaleImagjinoni diçka të madhe, edhe më të madhe, le të rritet edhe pak - ja tani u bë kolosale! Kjo fjalë ndoshta nuk përmban as dhjetë shkronja në vete, por përshkruan gjëra jashtëzakonisht të mëdha. Kujtoni ndërtesa shumëkatëshe, kujtoni një njeri me peshë në jetën tuaj, kujtoni me skuqje gabimin që u kushtoi shumë - të gjitha mund të përshkruhen si kolosale. Bëhuni kolosal edhe ju, duke mësuar fjalë të tilla, shumë, shumë të mëdha.
Definitions:
Shumë e madhe, tejmase e madhe. "Një figurë kolosale, e gdhendur me sa dukej në njëfarë guri të bardhë, shquhej turbull përtej rododendroneve nëpër shiun e furishëm e të mjegullt. "
"Ndërtesa kishte një hyrje tepër të madhe dhe e gjitha ishte në dimensione kolosale. "
Shumë e rëndësishme, me vlerë të madhe."Aq kolosale ishin veprimet e tija, sa më ndryshuan përfundimisht rrjedhën e jetës. "
kuturisjeSa shpesh jemi pajtuar me diçka pa llogaritur pasojat? Sa shpesh kemi kërcyer drejt e në një veprim të rrezikshëm sepse jemi joshur nga kënaqësia e çastit? Sa shpesh e kemi pësuar rëndë kur kemi gjetur veten në mes të një situate të vështirë në të cilën jemi futur vetë? Dikush më shpesh e dikush më rrallë, sidoqoftë të gjitha këto njihen me emrin kuturisje.
Definitions:
Veprim i nxituar që merr dikush për një punë a një tjetër, pa u siguruar më parë që është i aftë ta çojë atë deri në fund."E shikova përsëri formën e bardhë të përkulur dhe papritur u ndërgjegjësova për kuturisjen e plotë të udhëtimit tim."
"Ah, këto kuturisjet e njëpasnjëshme do të më sjellin fundin. "
Nisja e diçkaje të madhe me guxim të tepruar që mund të sjellë pasoja."Sa më shumë po thellohem në këtë situatë, po e kuptoj që përfshirja në të ishte veç një nga kuturisjet e mia të zakonshme. "
rruvijëE keni parasysh shëtitjen në natyrë kur hasni në ndonjë gur a dërrasë në të cilën është gdhendur diçka? Zakonisht janë inicialet e të dashuruarve që besojnë se të lënë shenja në vende të ndryshme u forcon dashurinë. Epo, këto vija të hequra mbi një sipërfaqe të caktuar quhen rruvija. Kur dashuria e çiftit në pronësi të inicialeve të shuhet, ajo do të vazhdojë të jetojë si kujtim në gur a dru përmes rruvijave.
Definitions:
Vijë e thelluar që bëhet në sipërfaqe guri, dërrase etj. "Gjeta një rruvijë të hequr mbi të, afërsisht në mes të piedestalit të sfinksit dhe shenjave të këmbëve të mia, ku, pas mbërritjes, kisha pasur probleme me makinën e përmbysur."
"Shiko te ai gur i vogël, një tjetër rruvijë. "
imtasKa njerëz, ani pse të rrallë, që çdo gjë që bëjnë e analizojnë deri në detajet më të thella. Kjo mënyrë e të punuarit apo të jetuarit njihet si imtas. Me fjalë të tjera, ata që jetojnë e punojnë imtas i kushtojnë rëndësi të veçantë çdo gjëje. Si rrjedhojë, t’i bësh gjërat imtas të sjellë rezultate të shkëlqyera.
Definitions:
me hollësi, deri në detaje."Nuk ishte një bllok i thjeshtë, por i dekoruar imtas me panele me kornizë të thellë në të dyja anët. "
"Ma rrëfeu ngjarjen imtas, nuk harroi asgjë. "
me vëmendje e me kujdes të shtuar. "Kutia ishte e punuar imtas, detajet e saj më mahnitën. "
utopiTë gjithë ëndërrojmë për një vend ideal ku çdo gjë funksion si është më së miri dhe të gjithë njerëzit trajtohen në mënyrë të barabartë. Ky vend kaq i dëshiruar quhet utopi. Mirëpo, është thjesht një ëndërrim, një shpresë, një dëshirë e madhe - që nuk realizohet ndonjëherë. Utopia është ai vend ideal që i përket imagjinatës e jo realitetit.
Definitions:
Një vend ku shoqëria njerëzore apo rendi shoqëror është i përsosur."Në disa nga këto vizione të Utopive dhe kohëve që do të vijnë për të cilat kam lexuar, ka një sasi të madhe detajesh për ndërtime dhe rregullime shoqërore e kështu me radhë. "
"Utopi ose jo, kjo është vendlindja jonë dhe nuk kemi ku të shkojmë tjetër. "
Ëndërrim, diçka e parealizueshme."Fundja, asnjë nga këto shtete të huaja nuk ishin utopi."
Libër ku autori përshkruan një botë të përsosur."Këtë utopi aq të dëshiruar do e gjesh vetëm në libra, askund tjetër. "
lemeri Fjala lemeri përshkruan një frikë a tmerr tepër të madh, një ndjenjë që të rrëqeth trupin. Lemeria mund të shkaktohet nga situata të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Sigurisht varet edhe nga njeriu sepse, ta zëmë, një film i frikshëm mund të ngjallë lemeri te një shikues e të jetë argëtim për tjetrin. Megjithatë, në përgjithësi, të ndjesh lemeri nuk është gjë e bukur.
Definitions:
frikë e jashtëzakonshme."Dhe pastaj m’u kujtua ajo lemeria e çuditshme nga errësira."
tmerr, diçka që të tmerron."Ç’lemeri janë punët në këtë vend. "
Numër i madh, sasi e madhe."Një lemeri brengash më pushtuan zemrën. "
reshtje Reshtje apo diçka që mungon në jetën e sotme dinamike. Pushimi pra, pikërisht, e gjetët. Reshtje do të thotë të ngadalësosh hapin, të ndalesh, të pushosh. Në këtë garë të çmendur të kohës moderne, të praktikosh reshtjen është gjëja më e mençur që dikush mund të bëj.
Definitions:
Pushim."A e dini atë reshtjen e mrekullueshme që ulet mbi çdo gjë para muzgut? "
"Kam vërtetë nevojë për pak reshtje."
Qetësim."U shtriva pas një dite të lodhshme, një reshtje e ëmbël më kaploi trupin. "
ëndërrt Dikush jeton me këmbë në tokë, dikush me kokën në përralla. Për këta të fundit asgjë nuk është e zakonshme, çdo gjë është e ëndërrt. Ata të parët mund të pyesin: çfarë do të thotë e ëndërrt? Epo, çdo gjë që ka elementet e një ëndrre - një perëndim dielli, një mendim i mahnitshëm, një bukuri që sikur nuk i takon kësaj bote. Nuk ka nevojë të flesh për ta përjetuar, vetëm hap sytë e zemrës drejt një të pari më romantik të botës.
Definitions:
Me cilësi të një ëndrre."Tani, në këtë dhomë të njohur e të vjetër, është më shumë si një trishtim i ëndërrt sesa një humbje e vërtetë."
"Sa e ëndërrt më ngjan kjo ditë, jeni të sigurt që jam zgjuar?"
Diçka e mahnitshme, magjepsëse, shumë e bukur."Ky është një qytet i ëndërrt, nuk dua të largohem kurrë."
fantastike, jashtë reales. "Nuk të duket një rrëfim tepër i ëndërrt për t’u besuar?"