ebooks

Makina e Kohës

mendi926Quotes: 10
Albanian
Më dukej vetja lakuriq në një botë të çuditshme.
Në fillim gjërat ishin shumë të pështjelluara. Çdo gjë ishte ndryshe nga bota që kisha njohur—madje edhe lulet.
M’u duk se kisha hasur në njerëzimin në rënie e sipër. Perëndimi i kuqërremtë i diellit më bëri të mendoj për perëndimin e njerëzimit.
Nën kushtet e reja të rehatisë dhe sigurisë së plotë, ajo energji e pashtershme, që për ne është forcë, do të bëhej dobësi. Madje edhe në vetë kohën tonë, tendenca e dëshira të caktuara, një kohë të nevojshme për mbijetesë, janë një burim i vazhdueshëm i dështimit. Kuraja fizike dhe dashuria për betejën, për shembull, nuk janë të dobishme⁠—madje mund të jenë pengesë—për një njeri të qytetëruar.
Shumë i thjeshtë ishte sqarimi im dhe mjaft i besueshëm—ashtu si janë shumica e teorive të gabuara!
U ndjeva dëshpërimisht i shkëputur nga lloji im—një lloj kafshe e çuditshme në një botë të panjohur.
Ajo gjithmonë më dukej më njerëzore sesa që ishte, ndoshta për shkak se dashuria e saj ishte shumë njerëzore.
Më pikëlloi mendimi mbi shkurtësinë e ëndrrës së intelektit njerëzor. Ajo ëndërr kishte bërë vetëvrasje.
A kam ndërtuar ndonjëherë një Makinë Kohe, apo një model të një Makine Kohe? Apo është çdo gjë vetëm një ëndërr? Thonë se jeta është një ëndërr, një ëndërr e çmuar e gjorë ndonjëherë—por nuk mund të përballoj një tjetër që nuk shkon. Është çmenduri. Dhe prej nga erdhi ëndrra?...Më duhet ta shikoj makinën. Nëse ka një të tillë!
Dhe i kam pranë meje, si ngushëllim, dy lule të bardha të çuditshme— të zbehura tani, dhe kafe, të sheshta dhe të brishta—për të dëshmuar që edhe kur mendja dhe forca të jenë zhdukur, mirënjohja dhe një butësi e përbashkët ende jetojnë në zemrën e njeriut.