ebooks

Profeti

mendi926Words: 10
Albanian
dënesëDënesa është e qarë ku lotët flasin me ngashërime e shumë dhimbje. Është një rënkim i mbytur, i thellë, i trishtë. Nuk kalon pa u dalluar nga të tjerët. Megjithatë, dënesa është po ashtu një çlirim i veçantë, trishtimi del jashtë dukshëm e me mbarimin e dënesave pastrohet zemra.
Definitions:
Rënkim i madh që vjen bashkë me të qarët. "Në vetminë tënde ke vrojtuar ditët tona dhe në zgjimin tënd ke dëgjuar dënesën dhe të qeshurën e gjumit tonë."
"Dënesat e fëmijëve më shkrumbojnë shpirtin."
Të qarët me gulçima."Po qante me dënesë sepse kishte humbur dritën e jetës, nënën. "
druajtjeKa ca gjëra që nuk i bëjmë dot, ngurrojmë, ani pse nuk janë kushedi sa të frikshme. Në fakt, nuk kemi frikë të vërtetë, po të paktën një druajtje po. Kjo e fundit është një frikë e zbehtë, por e qëndrueshme, nga dikush a diçka e në disa raste vetëm hezitim. Është në rregull të ndjejmë druajtje, por gjithsesi mund të bëjmë gjëra të mëdha bashkë me të.
Definitions:
një frikë e lehtë nga ndonjë njeri apo ndonjë situatë. "A nuk është druajtja nga etja kur burimi juaj është i mbushur, vetë etja që nuk mund të shuhet?"
"Në fund të ditës, ndoshta druajtja më e madhe ishte nga vetë dashuria. "
ngurrim si pasojë e ndonjë frike a turpi."Sa bukur kur shoh druajtjen e fëmijërisë të më largohet nga vetja, ngadalë, përfundimisht. "
tiranPopujt duhet të tregojnë kujdes të madh se kë zgjedhin si udhëheqës sepse ka rrezik të fitojë ndonjë tiran. Udhëheqësi i tillë do të ishte ai që ka pushtet të plotë dhe trajton popullin në mënyrë të egër dhe barbare. Kështu, edhe personat e zakonshëm që shtypin të tjerët njihen si tiran.
Definitions:
Sundimtar i vetëm e i plotfuqishëm në Greqinë e vjetër ose në Itali, gjatë shek. XIII-XVI."Ashtu si skllevërit që përulen para një tirani dhe e lavdërojnë edhe pse ai i vret."
"Historia nuk njeh tiran më famëkeq se ai."
sundimtar që keqpërdor pushtetin dhe qeveris me dhunë."Dhe nëse ka një tiran që doni ta rrëzoni nga froni, sigurohuni fillimisht që froni i tij i ngritur brenda jush është i shkatërruar."
Njeri që torturon apo shtyp të tjerët."Sepse si mund një tiran të sundojë të lirët dhe krenarët, përpos një tiranie në vetë lirinë e tyre dhe një turp brenda vetë krenarisë së tyre?"
feniksTë gjithë bëjmë gabime ose ndonjëherë jeta na rrëzon në tokë, sidoqoftë, ky nuk duhet të jetë fundi. Të kujtojmë simbolin e ripërtëritjes, feniksin, atë zogun mitologjik që ani pse digjej, kishte aftësinë të ringjallej nga hiri i tij. Kur ndodhemi të rrëzuar e të dërmuar, pikërisht në pikën tonë më të ulët, duhet të kujtojmë se feniksi jeton brenda gjithsecilit. Po, digjemi, por edhe ringjallemi, ditë për ditë.
Definitions:
një zog i pavdekshëm e unik, që sipas mitologjisë së popujve të vjetër, digjej dhe më pas ringjallej nga hiri i vet."Dhe lejoni që ta drejtojë pasionin tuaj me arsye, që pasioni juaj të jetojë përmes vetë rilindjes së saj ditore dhe si feniksi të ngrihet nga hiri i vet."
"Në mënyrën më të çuditshme, më ngjan se në një botë përralle do të isha feniks, ngrihem pafund herë nga hiri im. "
një njeri që shquhet në ndonjë fushë të caktuar. "Ajo është feniks filozofie, nuk i afrohet kush për mendime aq të thella, aq magjepsëse. "
kuptim i figurshëm; Simbol i ripërtëritjes së përhershme."Mos u brengos, jam një feniks, kam ende me qindra jetë për të shijuar. "
shpirtFjala shpirt është ndoshta nga fjalët më të vështira për t’u definuar, e megjithatë ka përpjekje të pafundme për ta bërë këtë. Pse kaq shumë rëndësi në këtë fjalë? Epo, shpirti është thelbi i gjithçkaje, qoftë te njeriu, qoftë te vetë jeta. Shpirti është tërësia e asaj që jemi brenda, me shuarjen e shpirtit shuhet çdo gjë tjetër.
Definitions:
tërësia e përjetimeve dhe ndjenjave të njeriut, bota e brendshme."Shpirti shpalos veten, si një zambak uji me petale të panumërta. "
"Shpirti juaj është shpeshherë një fushëbetejë në të cilën arsyeja dhe gjykimi juaj luftojnë kundër pasionit dhe dëshirës tuaj. "
kuptim i figurshëm, thelbi i diçkaje."Nëse ju vërtetë do ta shihni shpirtin e vdekjes, hapni zemrën fort në trupin e jetës. "
pikëpamje fetare, pjesa abstrakte dhe e përjetshme e njeriut. "Ti ke ecur mes nesh si një shpirt dhe hija jote ka qenë një dritë në fytyrat tona."
ekstazëGjendja e dehur shpirtërore, qoftë në mënyrë të natyrshme apo artificiale, njihet si ekstazë. Kjo është pika ku njeriu arrin kulmin e kënaqësisë, cilado qoftë ajo kënaqësi. Ekstaza është një kënaqësi e theksuar, një gëzim i theksuar, një entuziazëm i theksuar. Njeriu humbet veten në këto pika kulmore emocionesh, jo rrallë mund të ketë edhe pasoja.
Definitions:
Gjendje shpirtërore tejet e lumtur dhe e hareshme. "Kështu që, vizita juaj te ai tempulli i padukshëm le të mos jetë për gjë tjetër, veçse për ekstazë dhe bashkim të ëmbël."
Gjendje shpirtërore shumë e theksuar e një njeriu i cili ka humbur vetëdijen sepse vuan nga ndonjë sëmundje nervore apo si pasojë e përdorimit të ndonjë ilaçi."Kujdesu për të, ka rrezik që bie në ekstazë. "
përflakurFjala përflakur, ashtu si edhe shihet, ka të bëjë me flakën. Kur diçka është e përflakur do të thotë se është e përcëlluar nga flakët. Për më tepër, ndonjëherë përdoret edhe në mënyrë më abstrakte - nëse jemi lënduar shumë nga diçka themi se e kemi zemrën e përflakur. Sidoqoftë, të kemi kujdes të mos përflakim ndonjë pjesë së trupit prej vërteti, se askush ende nuk ka vdekur nga zemra e përflakur.
Definitions:
E përcëlluar me flakë."Por, më tepër një zemër e përflakur dhe një shpirt i magjepsur. "
"Çdo gjë ishte e përflakur nga zjarri."
e dëbuar me forcë."E gjora, është e përflakur nga shtëpia e saj."
brishtësiDuhet të kemi kujdes të shtuar me disa fjalë, se mos na copëtohen nëpër duar. Pak shaka se fjalët, cilido qoftë kuptimi i tyre, nuk cilësohen me brishtësi të tillë. Mirëpo, vetë fjala brishtësi përcakton njëlloj dobësie, delikatese apo ndjeshmërie të veçantë. Jo domosdo brishtësia është negative, vetëm do kujdes të shtuar, kaq.
Definitions:
veti e diçkaje që është shumë delikate, lehtë e thyeshme. "T’ju matësh duke u mbështetur te e bëma juaj më e vogël është si të llogarisësh fuqinë e oqeanit nga brishtësia e shkumës së tij. "
"Brishtësia e saj të kujton më shumë një kukull porcelani sesa një njeri."
Ndjeshmëri e theksuar."Brishtësia e shpirtit është njëkohësisht mallkim dhe bekim. "
Dobësi fizike apo shpirtërore."Brishtësia sa vjen e rritet te motra ime e vogël. "
portik Nëse ndonjëherë e gjeni veten të pastrehë, mos u brengosni sepse mund të kërkoni ndonjë portik e ta bëni gjumin aty. Portiku është një hyrje e madhe në një ndërtesë, me shtylla të larta dhe i mbuluar me çati. Ja pra, edhe nëse bie shi nuk do të keni problemin e mungesës së shtëpisë, për më tepër, nuk do i paguani qira askujt!
Definitions:
hyrje e gjerë në një ndërtesë, me shtylla dhe e mbuluar. "Dhe kam fjetur në portikun e tempullit kur ju me kënaqësi do të më strehonit. "
"Portiku i tempullit ngjan pak i frikshëm natën. "
vegimeNuk do të thotë që doemos jeni të çmendur nëse po shihni diçka që të tjerëve nuk ua tregoni dot. Ndoshta ajo që po shihni ju është e dukshme në sytë e zemrës, për ju, jo për të tjerët. Këto përfytyrime në vetëdije, të diçkaje a dikujt, mund të jenë thjesht vegime. Në një pikëpamje shpirtërore, vegimet kanë peshë të rëndë sepse konsiderohen si komunikim nga Zoti.
Definitions:
Veprim që përshkruhet kur diçka mezi duket, fillesa e shfaqjes së diçkaje."Sidoqoftë, a nuk ishte vetëdija juaj e dashur për ditët dhe netët e mia që e ëmbëlsoi ushqimin në gojën time dhe solli vegime në gjumi tim?"
"Çdo ditë zgjohem herët të shoh vegimet e ditës. "
Përfytyrim i shkurtë apo i zbehtë i dikujt a diçkaje."Një i harruar i zemrës iu shfaq si vegim."
Ajo që na shfaqet në ëndërr. "Nga vegimi i asaj nate e fillova këtë libër."