Përralla Mistike Shqiptare
“Përralla Mistike Shqiptare” sjell mite, legjenda e histori mistike të ripërfytyruara për lexuesin e ri.
Në faqet e këtij libri do të takoni nga personazhet më të dashura të kujtesës tonë popullore, tek figurat e harruara mitike që rikthehen e na udhëheqin në aventura magjepsëse. Heronj, zana, përbindësha, gjigandë, magjistarë, vijnë të rikrijuar për të përcjellë kulturën dhe vlerat e skalitura ndër troje.
Le të zbulojmë së bashku rrugëtimin drejt mistikes që frymëzon identitetin e një kombi. Aty ku zemrat e shqiptarëve bëhen bashkë, në përrallat më të dashura të të parëve tanë.Botuar nga: Mediaprint, 15 Nën 2025, ISBN 9789928088574