SI TË SHTOJMË NJË SPONZOR
Për të shtuar një sponzor, duhet të jeni i kyçur në llogarinë tuaj
Për të hyrë në faqen për shtimin e një sponzori shkoni te https://kanah.app/books/sponsors/add (në vend të /books/ mund të jetë edhe /audiobooks/, /summaries/ ose /stories/).
Përndryshe, mund të navigoni edhe nga faqja kryesore https://kanah.app duke klikuar në e-libra ose në cilindo nga katër opsionet, pastaj kliko Shfleto dhe sponzorit nga opsionet e shfletimit.
Pastaj kliko në SHTO SPONZOR TË RI.
Shto detaje të sponzorit
Në këtë faqe mund t'i shtoni të gjitha detajet tani ose t'i plotësoni dhe t'i ndryshoni më vonë.
Detaje për secilën fushë
NGARKO IMAZH: Zgjidhni dhe ngarkoni një imazh për të vendosur një fotografi për sponzorin.
Emri: Kjo duhet të plotësohet dhe nuk mund të jetë bosh.
Përshkrimi: Një përshkrim i sponzorit. Preferohet shkrimi i përshkrimit në gjuhën shqipe, por pranohet edhe anglishtja.
Shteti: Shteti me të cilin asociohet sponzori.
RUAJ: Nëse plotësohen të gjitha detajet duke klikuar këtu do të krijohet faqja për sponzorin.
Shembull: Detajet e sponzorit
Fotografia e sponzorit është vetëm për qëllime edukative dhe ne nuk pretendojmë të drejtat për këtë foto.
Faqja e sponzorit
Nëse keni klikuar në RUAJ në faqen e mëparshme, do të drejtoheni te faqja e sponzorit, e cila duket kështu:
Detaje për secilin opsion
Ndrysho: Ndrysho detajet rreth sponzorit si emri, përshkrimi etj.
Fshij: Faqja e sponzorit do të fshihet. Ky veprim nuk mund të zhbëhet.
Faqja e publikuar e sponzorit
Pasi faqja e sponzorit të jetë miratuar, përdoruesit e tjerë do të mund ta shohin atë, e cila kështu: